BE-ja nuk ka njohuri për ndonjë paralajmërim të përfundimit të memorandumit për policat e sigurimeve, teksa Pacolli ankohet se ngrirja e paralajmëruar nuk po zbatohet.
Edhe pse kishte paralajmëruar në mesnatë ngrirjen e marrëveshjes së sigurimeve të automjeteve mes Kosovës e Serbisë, Rrahim Pacolli, kryesuesi i delegacionit kosovar për këtë çështje në bisedimet e Brukselit dhe kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve njofton se ngrirja nuk po aplikohet nga mekanizmat zbatues të institucioneve kosovare.
“Për arsye të panjohura dhe krejtësisht të pakuptimta, mekanizmat zbatues të institucioneve të Kosovës nuk po e implementojnë vendimin për ngrirje të kësaj marrëveshjeje. Në bazë të informacioneve që po qarkullojnë, kjo është me urdhër të zyrtarëve më të lartë të shtetit”, thotë Pacolli, duke u ankuar se Byroja Kosovare e Sigurimeve nënshkroi këtë marrëveshje dhe ajo ka të drejtën ta ngrijë atë.
Por për këtë ngrirje të paralajmëruar nuk ka njohuri BE-ja.
“Nuk jemi informuar për ndonjë paralajmërim për përfundimin e memorandumit të mirëkuptimit nga ana e palëve në bazë të dispozitave të memorandumit. Palët janë pajtuar me këtë memorandum që t’i rregullojnë të gjitha çështjet nëpërmjet një komisioni implementues dhe ky është forumi ku duhet të dërgohen çështjet që kanë të bëjnë sigurimin e veturave,” thotë për KALLXO.com Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini.
Pacolli paralajmëroi ngrirjen e kësaj marrëveshje nga minutat e parë të ditës së sotme, për shkak se pala serbe vazhdon të detyrojë kosovarët që hyjnë në këtë shtet me tabela RKS që t’i ndërrojnë ato me tabela provuese dhe për këtë të paguajnë 5 euro.
Pacolli këmbëngul që kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar më 23 qershor në Bruksel, marrëveshje që filloi të zbatohej nga 12 gushti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand