LAJMI I FUNDIT:

BE dënon dhunën në veri të Mitrovicës

BE dënon dhunën në veri të Mitrovicës

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian "fuqishëm e ka dënuar dhunën aktuale në veri të Mitrovicës" dhe ka shfaqur nevojën urgjente për hetime të gjëra të këtyre akteve nga autoritetet.

Më tutje nëpërmjet të një kumtese, presidenca çeke "çmon intervenimin e shpejtë të EULEX-it dhe KFOR-it dhe bashkëpunimin e tyre efikas me policinë e Kosovës për ripërtëritjen e sundimit të ligjit dhe të sigurisë".

Presidenca u bënë thirrje të gjitha komuniteteve që të përmbahen nga deklaratat ose veprimet që mund të provokojnë trazira të mëtejme. /rel/