LAJMI I FUNDIT:

BE: Bisedimet kanë shterur, jemi ta gatshëm për rolin kryesor në Kosovë

BE: Bisedimet kanë shterur, jemi ta gatshëm për rolin kryesor në Kosovë

Shefat e diplomacisë apo të qeverive të BE-së, do të vlerësojnë në samitin e së premtes në Bruksel se, bisedimet për Kosovën janë shterur dhe se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta marrë rolin kryesor në përfundimin e procesit dhe në zbatimin e vendimit për statusin, njoftojnë burime diplomatike që e kanë parë këtë projekt-dokument.

Në këtë projekt nuk përmendet kur dhe si vlerëson BE-ja se mund të përmbyllet procesi i statusit dhe si mund të duket kjo zgjidhje por, as sesi e parasheh zbatimin e vendimit.

Pritet që përfaqësuesit e BE-së, në këtë samit, ta falënderojnë Treshen e Grupit të Kontaktit, e veçmas përfaqësuesin e saj në këtë treshe, Wolfgang Ischinger, për “angazhimin e palodhshëm në hulumtimin e të gjitha opsioneve për një zgjidhje më marrëveshje”.

Pritet që në dokumentin përfundimtar të samitit të Brukselit te vlerësohet se “procesi i bisedimeve mes palëve (Prishtinës e Beogradit), për statusin e ardhshëm të Kosovës, tashmë ka shterur”.


“Në këtë kontekst, Këshilli i Evropës, shpreh keqardhjen për faktin se palët nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja anët, pavarësisht përpjekjeve gjithëpërfshirëse të Treshes”, thuhet më tej në këtë deklaratë të BE-së.

Në këtë takim pritet që BE-ja të konstatojë se status quoja në Kosovës është e paqëndrueshme. “Edhe pse Këshilli i Sigurimit i KB-së, më 19 dhjetor, do ta shqyrtojë këtë çështje, Këshilli i Evropës vlerëson se BE-ja është e gatshme ta ketë rolin kryesor në përfundimin e procesit dhe zbatimit të zgjidhjes”, thuhet më tej në këtë tekst që do të publikohet të premten.

“BE-ja është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën kah një stabilitet i qëndrueshëm, mes tjerash, në fushën e policisë dhe gjyqësisë dhe përkrahjes së zyrës ndërkombëtare si pjesë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu është e gatshme, me një perspektivë të qartë evropiane, të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe politikë të Kosovës”, thuhet më tej në këtë tekst në të cilin kërkohet që institucionet e BE-së të përgatiten sa më shpejtë për këtë qëllim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori