LAJMI I FUNDIT:

BDI: Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë

BDI: Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë

Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione, thonë nga BDI.

Nga atje thonë se gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin.

“Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore.


Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike.

Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme

"Trainkos" del me sqarim për largimin nga puna të një punëtori - i njëjti thuhet se ka refuzuar nënshkrimin e kontratës

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori