LAJMI I FUNDIT:

BDI: OBRM-PDUKM-ja e Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

BDI: OBRM-PDUKM-ja e Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese ka quajtur organizatë kriminale partinë e Mickoskit.

”OBRM-PDUKM e Hristijan Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata, por edhe pa këtë, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga OBRM-PDUKM.

Djali i graduar nga babai i tij në fakultet, Hristijan Mickoski, partner ideologjik i Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasiev-it, dhe hidrobiznesmen politik, bashkëpunëtor me ish zëvendësit e tij dhe elementet anti-NATO dhe anti-BE në shoqërinë tonë, nuk ka kredibilitet, as mbështetje për të folur e akuzuar për korrupsion, as për të ardhmen e vendit tonë që po e mbah peng dhe po e bllokon.


OBRM-PDUKM është sinonim i korrupsionit, të konfirmuar nga vetë kryesuesit e partisë para Gjykatës, të vërtetuar nga gjykata dhe me pasuri të konfiskuar plotësisht nga shteti. Këtë e ka konfirmuar Danella Arsovska. Këtë e di çdo qytetar në Maqedoninë e Veriut. I gjithë komuniteti ndërkombëtar e di këtë.

OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë sinonim i bllokadës. Bllokon Kuvendin, komunat, Qeverinë, të gjitha projektet dhe mbarë vendin. Ky është korrupsioni i vërtetë.

OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë sinonim i pengmarrjes. Nuk ka korrupsion më të madh sesa OBRM-PDUKM të mbajë peng qytetarët e saj dhe të ardhmen e tyre evropiane.

OBRM-PDUKM është në një garë të vdekur raciste me Levicën se kush do jetë parti më antishqiptare. Edhe Mickoski edhe Apasiev i shohin shqiptarët vetëm si shërbëtorë, si qytetarë të dorës së dytë, shqiptarë që nuk lejohen të jenë në poste të larta shtetërore dhe ata që janë në ato pozita, i sulmojnë menjëherë me shpifje, gënjeshtra, trillime, pa asnjë fakt dhe argument.

Sulmet e koordinuara të Levicës ndaj shqiptarëve synojnë të fshehin edhe vendimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut nga Strasburgu për krimin dhe korrupsionin e VMRO DPMNE-së, të konfirmuar nga e gjithë bota.

OBRM-PDUKM dhe Levica janë të vetmuara në botën e tyre të korrupsionit dhe pengmarrjes, do të qëndrojnë në opozitë edhe për një kohë të gjatë sepse nuk kanë përkrahje dhe as partner, as vendor e as ndërkombëtar, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori