LAJMI I FUNDIT:

BDI: Izet Mexhiti në vitin 2017 e ka prezantuar ligjin për gjuhën shqipe në kryesi të partisë

BDI: Izet Mexhiti në vitin 2017 e ka prezantuar ligjin për gjuhën shqipe në kryesi të partisë

BDI sot përmes një kumtese sot ka akuzuar koalicionin VLEN se po tenton të shfuqizojnë ligjin për gjuhën shqipe.

Nga atje thonë se VLEN në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim.

“Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët.


Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?!

Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019.

Po atë ligj, Taravari pretendon se ai e ka sjellur, në shumë deklarata publike, edhepse në Qeveri nuk e ka hapur gojën kur është miratuar ligji.

Izeti dhe VLEN-i si vazal dhe pa legjitimitet, janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të OBRM-PDUKM-së dhe çdo sulm ndaj shqiptarëve mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI dhe Fronti Evropian.

Kështu ndodhi edhe me emërimin e Stoilkoviqit të Putinit për ministër të Marrëveshjes së Ohrit, heqjen e Balancuesit, ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, me nënçmimin e presidentes së Republikës së Kosovës, me tentimin për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani… e deri me përgatitjen e terrenit për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, akuzojnë nga BDI.

Shqiptarët, shtojnë nga BDI, po poshtërsohen dhe nënçmohen nga shërbëtorët e OBRM-PDUKM-së dhe po kthehen 30 vjet pas me të drejtat e tyre si qytetarë të rendit të dytë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori