LAJMI I FUNDIT:

BDI: Gjuha shqipe në uniforma të policisë, reflektim i parimeve të barazisë

BDI: Gjuha shqipe në uniforma të policisë, reflektim i parimeve të barazisë

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson si të rëndësishëm miratimin e Dekretit nga ana e Qeverisë me të cilin formalizohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në uniformat e policisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se me këtë vendim që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe, është përmbushur dhe një obligim që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe është në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe të miratuar në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky Dekret qeveritar, përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe të rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, pasiqë ky mirëbesim do të ndikojë edhe më shumë në krijimin dhe formësimin e institucioneve demokratike në vend.


Bashkimi Demokratik për Integrim konstaton se edhe një tjetër detyrë është kryer me sukses konform Kushtetutës dhe Ligjit që reflekton zbatimin e përpiktë të parimeve të barazisë si garancë e progresit të vendit tonë për një shoqëri të barabartë që synim e kanë integrimin e vendit në familjen e madhe europiane, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori