Siç njoftojnë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në selinë e kësaj partie është mbajtur mbledhja e Sekretariatit për Ekonomi dhe Finance, në të cilën është debatuar dhe hartuar disa masa sociale dhe ekonomike në interes, siç thonë nga kjo parti, të rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve dhe sektorit privat si përgjigje ndaj pasojave të shkaktuara nga Covid-19.
“Masat e propozuara ofrojnë mbështetje për ekonominë me fokus kryesor, ruajtjen e vendeve të punës, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe sigurinë shëndetësore dhe sociale për qytetarët, por edhe ndihmë për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo krizë”, thuhet në njoftimin e BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se po kundërshtojnë uljen e pagave në administratën publike ndërsa për rritjen e konsumit propozojnë ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për qytetarët. Sipas tyre, mesazhi kryesor është që rritja shpenzimeve publike dhe private do të nxisë edhe rritjen ekonomike.
“Për këtë qëllim, është e nevojshme që në këtë moment të përshpejtohet realizimi i të gjitha investimeve kapitale të planifikuara për vitin 2020. Propozimi i BDI-së në periudhën e ardhshme është që fokusi të jetë në realizimin e të gjitha projekteve të ndërtimit në pjesën e ndërtimit të shkollave, kopshteve, sallave sportive, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, përshpejtimin e ndërtimin e rrjetit të gazifikimit, investimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, por edhe efikasitetin energjetik të objekteve”, shprehen nga BDI.
Nga kjo parti thonë se, Sekretariati për Ekonomi dhe Financa ka konstatuar se pakoja e parë dhe e dytë e ndihmës sociao-ekonomik e e Qeverisë, ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e vendeve të punës dhe ruajtjen e likuditetit të kompanive vendore.
“SEF-i konsideron se tani është koha që Qeveria të del me pako të tretë për rimëkëmbje socio-ekonomike e cila do të fokusohet në stimulimin e konsumit privat duke targetuar qytetarin, kategoritë e rrezikuara sociale, biznesin dhe në veçanti ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, thonë nga BDI.
Për të stimuluar ekonominë e brendshme, shprehen nga BDI, ne propozojmë masa masa për rritjen e prodhimit
vendor, që do të realizohej duke inkurajuar qytetarët të blejnë produkte vendore, por edhe përmes mbështetjes financiare për të rritur prodhimin e produkteve bujqësore.
“BDI i propozon Qeveris set masash të reja për sektorët më të goditura siç janë: Turizmi, gastronomia, transporti, ndërmarrjet mikro dhe te vogla, zejtaret individual, por gjithashtu edhe stimulimin e ekonomisë digjitale. Sekretariati shqyrtoi edhe burimet e financimit të pakos së tretë të masave socio-ekonomike duke përfshirë rialokimin e mjeteve buxhetore dhe hua nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe emision të bonave të thesarit dhe eurobonde sipas nevojës. Këto janë vetëm disa nga masat të cilat sikurse edhe për pakon e parë dhe të dytë BDI ka përgatitur edhe për pakon e tretë socio-ekonomike e cila do t’i dorëzohet Qeverisë e që synojnë mbështetjen e ekonomisë së brendshme dhe mbështetjen e qytetarëve për të tejkaluar këtë periudhë. Me këto masa, ne krijojmë mundësi për një tejkalim të shpejtë të kësaj krize, me pasoja më të pakta për të gjithë ne”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania