LAJMI I FUNDIT:

BDI dhe LSDM me interpleancë për Presidentin Ivanov

BDI dhe LSDM me interpleancë për Presidentin Ivanov

Në bazë të raportit prej 5 faqeve nga Komisioni për interpelancë të Ivanovit, do të duhet të diskutohet se presidenti i shtetit a i ka tejkaluar ingerencat e tij

Sipas deputetes dhe anëtares së Komisionit për interpelancë të Ivanovit, raporti i cili bërë në një procedurë me shumicë absolute të partisë në pushtet, nuk mund të jetë asgjë më i madh se sa ata pesë deputetet. Ajo ka theksuar se raporti për internpelancën e guvernatorit të SHBA-së, ka qenë me madhësi prej 50 faqeve. Sipas saj, komisioni për tërë periudhën e ekzistimit të tij vepron në mënyrë javore dhe pa konfirmime themelore të fakteve dhe dëshmive.

“Me refuzimin e shumicës në komision që Ivanov të thirret në seancë, u bë e kotë që të thirren edhe dëshmitarë të tjerë. Nuk ju duhen viza nga fallxhoret për të sjellë përfundim se Ivanov e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet për falje. Duhet vetëm që t’i shihni nenet e Kushtetutës. Për atë ne kërkojmë që në korniza të përfundimit të vendoset se Iniciativa ka bazë dhe kërkojmë që Kuvendi ta vazhdojë procedurën për përgjegjësi”, tha Deskovska, transmeton Portalb.


Përveç LSDM-së edhe BDI vlerëson se iniciativa për përgjegjësi të Ivanovit është e arsyeshme,

Deputeti, Talat Xhaferi, tha se falja është sjellë në procedurë të dyshimtë dhe është në kundërshtim me dispozitat ligjore. Sipas tij, e papërshtatshme dhe e paargumentuar është se, Ivanov e ka sjellë vendimin nën arsyetimin se e ka bërë në interes të shtetit dhe sigurisë së saj, në kontekst të krizës së refugjatëve, sepse Ivanov kur e ka sjellë vendimin ishte bërë marrëveshja për tejkalimin e krizës me refugjatët mes BE-së dhe Turqisë.

“Ivanov duke e shfrytëzoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e të cilit janë të ndarë. Gjykata Kushtetuese përzihet në punën e legjislacionit. Nga këtu, vlerësojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin i jepet mundësi për falje ka kontribuar që të thellohet kriza”, tha Xhaferi.

Për dallim nga ata, OBRM-PDUKM-ja vlerëson se me jo-argumentim të tillë, mirë është që raporti ka arritur madhësi prej 5 faqeve. Deputeti, Kërsto Mukoski, tha se ajo që disa deputetë në seancën e fundit hapin diskutim material është vetëm si rezultat i vullnetit të mirë të kryetarit të komisionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori