LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në Shkup, një person arrestohet për drogë

Bastisje në Shkup, një person arrestohet për drogë

Nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup sot në ora 06:30 e kanë privuar nga liria F.J. (30) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në f. Vollkovë-Shkup, siç kumton MPB, e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe materie në gjendje pluhuri ngjyrë e bardhë.

Ai është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.