LAJMI I FUNDIT:

Basketbollistja që e la New York-un për Prishtinën

Basketbollistja që e la New York-un për Prishtinën

Kampionia në fuqi në basketbollin e femrave, Sigal Prishtina, edhe pse në fillim të kampionatit kishte probleme të shumta, pas përfundimit të stinorit vjeshtor arritën të këndellen. Me të përfunduar vjeshta, në afatin kalimtar dimëror prishtinaset u ‘zgjuan nga gjumi’ duke menduar për stinorin pranveror.

E, tashmë Sigal Prishtina ka arritur marrëveshje me organizatoren, Donika Rexhepi, e cila ka ardhur në kryeqytet nga SHBA-ja. Koordinatorja e klubit ‘bardhekaltër’, Elvira Dushku, bëri të ditur se tashmë kanë arritur marrëveshje me Rexhepin. “Kemi arritur marrëveshje me Donikën. E dimë se kemi të bëjmë me një lojtare cilësore dhe shpresojmë që të na ndihmojë në synimet të cilat i kemi”, deklaroi Dushku për Arena.

Nga ana tjetër edhe trajneri i kryeqytetasve, Fidan Shatri, tha se pret që shumë shpejt të shoh aftësitë e lojtares në parket. “Kemi arritur marrëveshje me të, mirëpo mbetet të shihet në parket se për çfarë lojtare bëhet fjalë”, theksoi Shatri.
Të kujtojmë se Sigal Prishtina gjatë afatit kalimtar dimëror është përforcuar edhe me Gentiana Ismailin, Saranda Dacin dhe Irma Konjushën.

Lë New York-un për Prishtinën


Donika Rexhepi, një emër jo i njohur për basketbollin kosovar, la basketbollin amerikan për t’u bashkuar me Sigal Prishtinën. Donika jeton në SHBA, në qytetin e New York-ut dhe ka luajtur për skuadra kolegji në ligën NCAA.

Ajo në një prononcim për Arena ka thënë se arsyeja pse ka vendosur të vazhdojë karrierën e saj në Prishtinë është dashuria për këtë klub. “Arsyeja pse kam vendosur të djersiti fanellën e Sigal Prishtinës është pasi e dua këtë klub”, deklaroi Rexhepi. Ndryshe ajo tha se synimi i saj është të fitojë titullin e kampion me ‘bardhekaltrit’. “Synimi është që me klubin tim të ri Prishtinën, të shpallemi kampion”, përfundoi Rexhepi. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori