Pas suksesit të ngjarjes së përvitshme Let’s Dance në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është duke organizuar ngjarjen gala për mbledhjen e fondeve përtej oqeanit Atlantik, në qytetin e bukur të Nju Jorkut.
“Meet Us Halfway” edicioni i tetë me radhë do të mbahet më 18 tetor në Yale Club (50 Vanderbilt Ave, New York, NY 10017), duke filluar nga ora 20:00.
Për mbi 11 vjet, AMC i është përkushtuar shpëtimit dhe përmirësimit të jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë, mbështetur nga angazhimi i palëkundur i diasporës shqiptare.
Së bashku, ne kemi arritur:
– 5000+ të porsalindur të shpëtuar përmes medikamentit jetik – Survanta
– 14,000 gra dhe vajza kanë kryer PAP teste pa kosto përmes Programit tonë të Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës.
– 18 Qendra Informuese për Shëndetin e Grave të krijuara për të ofruar shërbime shëndetësore dhe këshilla
– Mbi 3 milion € pajisje mjekësore dhe medikamente të dhuruara për spitalet publike të vendit.
Pavarësisht këtyre arritjeve, sistemi shëndetësor i Kosovës mbetet i brishtë dhe ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj për të vazhduar këtë punë jetike.
Me mbështetjen tuaj ne do të vazhdojmë të mbështesim gratë shtatzëna përmes programeve shëndetësore si: Kujdesi në Grup, Klasat për Nëna, Programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës, furinizimet për mbulimin e nevojave me medikamente dhe pajisje mjekësore në spitalet publike të Kosovës.
Bashkohuni me ne për një mbrëmje frymëzuese me folësen kryesore Emina Çunmulaj, filantrope dhe një figurë e rëndësishme në komunitetin shqiptar në Amerikë.
Ndërsa mysafir special në këtë mbrëmje është Dr. Agron Abrashi i cili do të ndajë nga përvoja tij punën dhe angazhimin e tij si mjek dhe filantrop.
Kjo ngjarje përfshin fjalime frymëzuese dhe program të dedikuar shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë si dhe muzikë live dhe rrjetëzim.
Bëhuni patriot – mbështetni gratë dhe fëmijët e Kosovës sot. Kontributi juaj siguron që puna jonë jetike të vazhdon.
Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të sigurojmë një të ardhme më të shëndetshme për nënat dhe fëmiijët!
Për më shumë detaje dhe për të blerë bileta, ju lutemi vizitoni LINKUN.
Mezi presim t’ju shohim atje!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale – Kurti shpalos planet për të ardhmen

ATK: Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat si “freelancer”, “Influencer”, “out-source”

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

GO+ dhuron 16 vetura elektrike: 8 për Kosovë dhe 8 për Shqipëri

Gullashin pa gluten nga Meka Halal Food: Një opsion i shëndetshëm për çdo tryezë

ATK: Deklaroni dhe paguani tatimet për të ardhurat si “freelancer”, “Influencer”, “out-source”

Peci arsyeton çmimin e lartë të specave në treg

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?