Kostaq Kotta ishte kryeministër i shtetit shqiptar. Shumë pak flitet për të, por në historinë shqiptare ka lënë gjurmët jo të vogla.
Kotta lindi në Korçë në vitin 1889. I ati i Koços quhej Nuçi Kotta, tregtar lëkurësh e importesh tjera nga Italia e Greqia. Kostaqi (i njohur më shumë si Koço) ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë në familje. Mësimet e para i kreu në qytetin e lindjes, në Korçë, dhe më pas vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike.
Në vitin 1912 iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij duke punuar si kryesekretar i Ministrisë së Arsimit në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.
Në vitin 1920 ka marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës si deputet i Korçës, ndërsa u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Nga viti 1921 e deri më 1923 ishte prefekt i Prefekturës së Beratit. Në vitin 1924 u emërua ministër i Punëve Publike. Pas ngjarjeve të qershorit 1924, u largua nga Shqipëria për në Greqi. Mbas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit, u kthye në postin e tij ministror. Shërbeu si ministër i Arsimit në janar 1925. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1925, u zgjodh deputet i Korçës.
Ishte kryetar i Parlamentit në vitet 1925-1928 dhe 1930-1936. Kryeministër i Shqipërisë ishte nga 10 shtatori 1928 e deri më 5 mars 1930, si dhe nga 9 nëntori 1936 e deri më 7 prill 1939. Ministër i Brendshëm ishte gjatë periudhave kohore 11 maj 1928 – 1 shtator 1928, si dhe nga 5 shtatori 1928 e deri më 13 janar 1930. Gjithashtu ishte senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë, nga 27 marsi 1920 e deri më 20 dhjetor 1920.
Fati i kryeministrit Kotta ishte tragjik. Më 1945 u rrëmbye në Athinë nga një agjent i Sigurimit shqiptar, një agjent i KGB-së dhe një agjent i shërbimit sekret grek, për t’u sjellë në Shqipëri.
Vdiq në Burgun e Burrelit, burgu për të cilin hodhi firmën për ta ndërtuar.
Disa fakte mbi kryeministrin Kotta, janë zbuluar para pak kohësh në emisionin e Roland Qafokut nga pasardhësi i tij, Harallamb Kotta.
“… Sapo kishte mbaruar lufta dhe Koço jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit. Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit, sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë. Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim, por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të.
Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik. Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti; i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së; dhe, i treti një grek agjent I shërbimit sekret grek. Të tre flisnin shqip.
Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri. Sipas tyre, kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror. Madje, ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939.
Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë dhe nuk pranoi. Por, menjëherë pas këtij refuzimi, të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë. Në shtëpi u krijua një gjendje ankthi, frike e terrori, sepse gjithçka u krye në sy të gruas së tij dhe prindërve të gruas.
Edhe ata e kundërshtuan marrjen e Koços, por përpjekja e tyre ishte e kotë. Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të. Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit. I gjithë operacioni ishte i drejtuar dhe komanduar nga ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe. Ai ishte armiku numër një i Koço Kottës.
Kotta u dënua me 30 vite burg, ndërsa Prokuroria kërkoi denimin me vdekje”, tha ai.
Koço ka thënë në sallën e gjyqit pak a shumë kështu: “Më 7 prill të vitit 1939, qeveria jonë jo vetëm që nuk u frikësua, por organizoi edhe rezistencë të armatosur, duke bërë atë që nuk e bëri dot as qeveria çekosllovake, e cila ishte shumë herë më e armatosur se qeveria e jonë. Pikërisht, atë që s’e bëri qeveria çekosllovake e bëri qeveria e vogël e popullit shqiptar”.
Pasardhësi i tij tregon sesi Kotta gjeti vdekjen në burgun që ai vetë kishte firmosur për ta ndërtuar.
“… Ndodhi ajo që Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër. Po a e dini ju që kryeministri Kotta ka ndërtuar bulevardin e madh të Tiranës, ndërtesat e ministrive dhe shumë e shumë vepra të tjera, rrugë, shkolla e ura. Dhe, natyrisht do ndërtonte edhe burg. Por, pikërisht aty gjeti vdekjen. Nga të gjitha dëshmitë e bashkëvuajtësve, nga dokumente arkivore dhe nga rrëfimet e të afërmve ishte e parapërgatitur që Koçoja duhet të vdiste. Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër shtatë të burgut. Të burgosurit bënin humor me Koçon. Një prej tyre ka treguar se i ka thënë: ‘Koço, mirë ta bënë që të futën këtu, sepse nuk e ke bërë të mirë këtë burg’”.
Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes. E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese. Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë, bukë, derisa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë.
Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri i tij nuk po dëgjohej fare. Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Derisa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare. U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.
Pas vdekjes së tij janë përhapur disa variante ku thonin se Kostaq Kotta u hodh aksidentalisht nga një lartësi. Por, ai u torturua deri në vdekje. Më pas ia zhdukën edhe eshtrat. Sot ai është një nga kryeministrat e vrarë të shtetit shqiptar, por edhe një nga kryeministrat që nuk ka varr!
Koçoja la dy fëmijë, Nuçin dhe Teftën. Të dy ikën në ShBA. Pasardhësit e Koços në Shqipëri, një pjesë janë dënuar dhe internuar, një pjesë ndërruan mbiemrin për të mos pasur asnjë lidhje. Kjo ka bërë që jo vetëm eshtrat të mos ia kërkojnë, por të mos kenë asnjë interes për t’u marrë me historinë e Koço Kotës edhe pas shumë viteve që komunizmi ka rënë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme