LAJMI I FUNDIT:

Bashkëluftëtari i Pajazitit: Vrasjen e Zahirit e ndihmuan njerëzit e tij (Video)

Bashkëluftëtari i Pajazitit: Vrasjen e Zahirit e ndihmuan njerëzit e tij (Video)

Muaj më parë bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Fadli Begu pati rrëfyer në RTV Dukagjini, për aktivitetin e heroit, ku ndër të tjera tha se vrasjen e tij e kanë ndihmuar  njerëzit e afërm të Zahirit.

Njëra nga polemikat më të mëdha, sa i përket figurës së Zahir Pajazitit, është ajo për mënyrën se si u vra, çështje kjo për të cilën njëri nga bashkë luftëtarët e tij, Fadil Begu, tha se vrasjes i kanë ndihmuar njerëzit e afërt të tij.

“Mendimi im është se Zahiri është dekonspiruar nga njerëzit që ka punuar me ta. Jo prej shokëve të Llapit…Ai që ka punuar me Zahirin nuk mundet me përshkrua atë lajm, sepse është më shumë se tronditës. Zahiri ka qenë gjithçka për ne që kemi punuar në Lëvizje. Ne nuk e kemi menduar UÇK-në pa Zahirin. Me vrasjen e Zahirit për nëntë muaj në Kosovë nuk ka pasur asnjë aksion.”, deklaroi për RTV Dukagjinin bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Fadil Begu.


Begu pati folur edhe për arrestimin e Zahri Pajazitit në Shqipëri, ku bëri të ditur se heroi e pati pritur me qetësi një vendim të tillë të shtetit shqiptar.

“Zahiri e ka kuptuar që është ligj i shtetit shqiptar. Stërvitjet na kanë lejuar, por armatim nuk na kanë lejuar”, deklaroi më tej Fadil Begu.

Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta./Telegrafi/

Deklarata e Fadli Begut, nga minuta 28:40 në videon e mësipërme.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori