LAJMI I FUNDIT:

Basha viziton grevistët në Ballsh: Qeveria gënjen, naftëtarët e minatorët më të shtypurit në vend

Basha viziton grevistët në Ballsh: Qeveria gënjen, naftëtarët e minatorët më të shtypurit në vend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët grevistë në Ballsh të Mallakastrës.

Ndërsa u njoh me kërkesat e tyre ai e ka quajtur te drejtë kauzën e tyre, që është rezultat i aferave korruptive që janë bërë në kurriz të industrisë së naftës. Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet ai do të japë të gjitha pagesat e prapambetura.

Basha tha se qeveria vazhdon të gënjejë dhe se minatorët e naftëtarët vazhdojnë të jenë klasa më e shtypur në Shqipëri.


“Më vjen keq që ndodheni në këtë situatë. Qeveria vazhdon të gënjejë. Për herë të dytë gjendem në këtë gjendje të rëndë. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime që nuk mbahen. Shqipëria e di se Ballshi e Bulqiza janë më të pasurat dhe janë të varfër. Me këto pasuri pasurohet një grusht njerëzish, e naftëtarët e minatorët janë më të shtypurit në vend”.

Basha theksoi se pamja që shikon, me grevistët të shtrirë në Ballsh e trishton, duke nënvizuar se Shqipëria është një vend i bukur, por i vjedhur./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori