LAJMI I FUNDIT:

Basha: Rama, armiku i drejtësisë së pavarur

Basha: Rama, armiku i drejtësisë së pavarur

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha tha se opozita nuk do të lejojë një drejtësi të kapur nga Edi Rama.

Ai u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të mos përdoren si mburojë e tij. Nëse reforma do të bëhet, tha Basha, ajo do të bëhet sipas rekomandimeve të Venecias.

“Me aktin e sotëm, Edi Rama është vetëdenoncuar si armiku i një reforme të tillë. Duke avancuar në një mënyrë të njëanshme në Parlament, kërkesën për të miratuar një draft kushtetues që e kap politikisht drejtësinë, Edi Rama ka marrë përsipër dështimin e sigurt, duke bërë të mundur nga njëra anë shtyrjen për të paktën një vit të Reformës në Drejtësi, e nga ana tjetër duke rrezikuar delegjitimimin e Parlamentit dhe destabilizimin politik të Shqipërisë”, tha kreu i PD-së.


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori