LAJMI I FUNDIT:

Basha: Opozita është e hapur për dialog

Basha: Opozita është e hapur për dialog

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë të hënën se opozita është e hapur për dialog për të zgjidhur krizën politike në vend.

Ai këto komente i bëri pas takimeve që kishte me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe ministrin e Jashtëm të Holandës, Bert Koenders, me të cilët ka biseduar për situatën në Shqipëri.

“E vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike me mandat politik për të luftuar drogën, për të zbatuar ligjin për dekriminalizimin dhe për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë që shkon në favor të zgjidhjes të kësaj krize politike dhe jo monologë shterp në dëm të shqiptarëve”, tha Basha.


I pyetur rreth deklaratës së Gabriel për kthimin në Kuvend të opozitës, Basha tha se janë të vendosur të shkojnë deri në fund të betejës politike në emër të interesave politike të shqiptarëve.

“Nuk komentoj deklaratën e tij për thyerjen e bojkotit, por e informova atë për realitetin”, është shprehur ai.

Sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita do të kthehen në Kuvend kur marrëveshja e shkelur të rikthehet.

“Ne jemi të gatshëm të ulemi me mazhorancën për kthimin e gjashtë ligjeve të reformës në drejtësi të votuara pa opozitën”, ka thënë Basha.

Ai pohoi se zgjedhje pa qeveri teknike nuk ka, por “ne jemi për dialog me mazhorancën për të dalë nga kriza politike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori