LAJMI I FUNDIT:

Basha: Objektivi ynë – largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Basha: Objektivi ynë – largimi i Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vazhdon turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë ku sot ishte në Mirditë.

Duke folur para qytetarëve të Mirditës Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për vjedhje.

Sipas Bashës, kryeministri ‘është një hajdut që vjedh çdo gjë që i del përpara’.


Basha theksoi se objektivi i opozitës janë zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës.

Kreu i opozitës vuri në dukje se 30 qershori ishte një mesazh besimi për PD, besim që erdhi si rezultat i sakrificave dhe vendimeve të forta, përfshirë edhe djegien e mandateve, transmeton tch.

“Rruga jonë për ta kthyer refuzimin masiv të 30 qershorit nga një shumicë “Rama ik” në një shumicë qeverisëse, kalon përmes kutisë së votimit. Për këtë askush nuk ka asnjë iluzion. Qëllimi i protestave ka qenë, është dhe mbetet të diktojë kushtet minimale për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha, duke vënë në dukje se ky mbetet objektiv i pandryshueshëm për PD.

“Objektivi ynë politik është i qartë: zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe një parlament legjitim të dalë nga vota e mirditorëve dhe vota e shqiptarëve, dhe jo të diktuara nga krimi dhe paraja e drogës. Zgjedhje të garantuara përmes një qeverie tranzitore, një reformë e thellë elektorale, çuarja para drejtësisë e të gjithë atyre që tashmë i ka dëgjuar e gjithë bota se si shkatërruan zgjedhjet e 2017-së dhe, natyrisht, pas farsës së 30 qershorit, mbajtja në të njëjtën ditë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e zgjedhjeve legjitime lokale,” tha kreu i opozitës.

Duke theksuar se PD e ka nisur këtë betejë për interesin e njerëzve, Basha shprehu vendosmërinë për ta çuar atë deri në fund për interesin e njerëzve.

“Ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të jetë dita e nisjes së një ndryshimi pozitiv për çdo shqiptar, pa dallime partiake, edhe për socialistët, për të gjithë. Ne jemi gati t’u tregojmë shqiptarëve rrugën e shpresës, rrugën e ndryshimit të thellë politik dhe ekonomik të vendit”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori