Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një adresim për media, pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit, nga “selia blu”, deklaroi se do të ngrijë të gjitha funksionet si kryetar i Partisë Demokratike.
Duke shprehur mirënjohje ndaj të gjithë mbështetësve në këtë proces, Basha tha se projekti që kishte u mbështet nga njerëzit e zakonshëm. “I kam hasur në të gjithë vendin njerëz që kishin humbur të ardhmen nga padrejtësia e shtetit. Kam biseduar me ta për hallet që kanë dhe të braktisur nga shteti. Qindra mijëra qytetarë prindër, nëna, motra, të rinj e të reja, shumicën e heshtur me të cilën nisa një rrugëtim për përmbysjen e sistemit me protestën që bëmë në ‘Çadrën e Lirisë’ ku protestuam për 90 ditë dhe mori jetë ëndërra për një republikë të re”, tha ai.
Më tej, Basha shtoi se e di, e ka parë në dritën e syve të njerëzve që u bënë pjesë dhe nisën bashkë në këtë rrugëtim, kërkuan shpresë dhe e gjetën atë, por në zgjedhjet e 25 qershorit diçka nuk funksionoi, me gjithë përpjekjet që bënë me ligjin e dekriminalizimit, me betejën pa kompromis me drogën, me imponimin që i bënë Edi Ramës, duke i hequr gjysmën e qeverisë, me ndërgjegjësimin e partnerëve ndërkombëtarë, “serish krimi dhe paraja e pisët nuk u ndalën”.
“Demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e PD-së dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e PD-së, këtë do ta përcaktojnë demokratët”, tha Basha.
Basha theksoi se për këtë arsye me efekt të menjëhershëm ka vendosur të ngrijë të gjitha funksionet e tij organizative si kryetar i PD-së, dhe t’ua delegojë ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike, sipas parimit një anëtar, një votë. “Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur, të ndershme dhe të barabartë”.
“Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha por unë e di se çfarë ka ndodhur, jam i vendosur të mbaj përgjegjësi, jo duke ikur, jo duke braktisur demokratët e qindra mijë shqiptarë, por duke luftuar deri në fund me ta dhe për ta”, përfundoi Basha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës