LAJMI I FUNDIT:

Basha “merr garanci nga SHBA” për vetingun e politikanëve

Basha “merr garanci nga SHBA” për vetingun e politikanëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. Gjatë një deklarate për mediat, ai tha se ligjvënësit amerikanë kanë shfaqur interes për iniciativën e PD për vetingun e politikanëve.

“Nuk do t’i ndahemi asnjë çast kauzës kryesore të shqiptarëve që është të kenë politikanë të pastër, që u shërbejnë interesave të qytetarëve dhe jo një grushti të ngushtë të krimit të organizuar dhe oligarkëve”, deklaroi Basha.

Kreu i PD nënvizoi se drejtësia, edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk ka qenë në gjendje të çojë para drejtësisë asnjë politikan të niveleve të larta për korrupsion dhe asnjë bos të krimit të organizuar.


“Vetingu i politikanëve, si një iniciativë që ndihmon për ta bërë aktiv dhe për t’i hequr çdo alibi SPAK-ut, BKH-së”, u shpreh Basha.

Në takim me liderin e PD ishte një komision bipartizan, por me dominancë nga Partia Republikane. I pyetur nga gazetarët nëse ishte diskutuar për Berishën, Basha u përgjigj duke thënë se “prioriteti ynë absolutë është ndarja nga e shkuara dhe korrupsioni endemik”.

“PD dhe unë nuk mund të bëhemi avokatë personalë të askujt. Do të jemi avokatë të problemeve të shqiptarëve. Jemi siguruar se do të kemi mbështetje nga Kongresi dhe Senati amerikan”, përfundoi kreu i PD.

Pak pas përfundimit të takimit në selinë e PD, Basha foli edhe në Parlament për çështjen e vetingut të politikanëve, ku tha se ky institucion i përfaqësuesve të qytetarëve duhet të pastrohet nga njerëzit që “janë pasuruar në kurriz të tyre” apo duke marrë vendime dhe ulur e ngritur kartonët në shërbim të krimit apo oligarkisë, në dëm të familjeve shqiptare”.

“Padyshim e di, që kjo nismë e shumëpritur nga qytetarët, nga disa anatemohet si drakoniane. Shoh edhe se si po shkelet syri ekraneve mes atyre që duken të pangjashëm në tip, por janë të ngjashëm në halle. I shoh teksa po saldojnë edhe aleanca të fshehta e publike, të diktuara nga frika që ju ngjall përballja me atë që i kanë bërë këtij vendi, të dëshpëruar për të ruajtur status quo-në dhe ekuilibrat e vjetër”, tha Basha./Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori