LAJMI I FUNDIT:

Basha: Mbështetje për naftëtarët

Basha: Mbështetje për naftëtarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar në Spitalin e Traumës në Tiranë katër të plagosurit nga shpërthimi në uzinën e Ballshit, ku ka falënderuar mjekët për punën e bërë dhe ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës Shkëlqim Muçës.

“Vizituam 4 të plagosurit, u uroj shërim sa më të shpejtë. Falënderoj personelin mjekësor për përkushtimin dhe ndihmën që u dhanë të dëmtuarve. U shpreh ngushëllimet familjarëve të Shkëlqim Muçës”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i PD ka ofruar mbështetjen e tij dhe të Partisë Demokratike për sigurinë në punë dhe statusin e naftëtarit duke theksuar se ai ndryshe nga kryeministri Rama do u gjendet gjithmonë pranë.


“Dje ndodhesha në Mallkastër disa orë para shpërthimit. Siguria në punë dhe statusi i naftëtarit ishte një nga pikat që diskutuam. I sigurova se unë dhe PD do ta ndjekim deri në fund këtë çështje. Dyshime për privatizimin e ARMO-s, për fitimet që nuk kanë shkuar për sigurinë. Naftëtarët janë lënë pas dore, ashtu si të përmbyturit. Një ditë tjetër që kryeministri nuk është në krye të detyrës, por që ndodhet në avion për të shkuar në një tjetër ekspozitë. Nuk janë vetëm, nuk do kenë vetëm mbështetjen time apo të PD, por edhe të socialisteve të ndershëm. Rama do e marrë përgjigjen nga naftëtarët, të përmbyturit, gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori