Lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se kryeministri Edi Rama refuzon të takojë njerëzit, ata që i ka hequr nga ndihma ekonomike. Sipas tij, ky refuzim tregon se Rama i ka humbur kontaktet me popullin.
“Nuk mund të zgjidhet si kacafytje me opozitën, si sundim antiopozitar, që në fakt është e vetmja gjë që Edi Rama mund të bëjë, jo të qeverisë, të reformojë, të zhvillojë ekonominë po ta zhysë në krizë e kolaps. Preokupimi i tij është që si gjithmonë ta hedhë fajin diku tjetër. Tani fajin për dhjetëra mijëra familje pa ndihmë ekonomike, pa bukën e gojës dhe asnjë shpjegim pse janë hequr nga ndihma ekonomike e ka përsëri opozita. Fajin nuk e ka ky që i hoqi nga ndihma ekonomike, po e ka opozita. Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale dhe psikologjike. Vendi ndodhet në krizë të thellë morale”.
“Është e vërtetë që reforma nisi nga qeverisja jonë, po një nga kriteret kryesore të kësaj reforme ishte transparenca e sistemit të pikëzimit, që do i tregonte qartësisht shqiptarëve se cilat janë kriteret, mbi bazën që vendosen nëse një familje e përfiton apo jo. Është pikërisht mbajtja sekret e Edi Ramës që e ka çuar në një masakër sociale. Kam parë nga afër çfarë ti refuzon ta bësh, refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen që në mëngjes me qepë e lakra turshi, se kjo të nxjerr blof, të prish atë pak stabilitet të ka mbetur dhe që ke humbur çdo kontakt me popullin tënd. Reforma e nisur në 2012 tani është marrë peng nga synimi yt për të përdorur të varfëritë si mish për top, me qëllim t’i blesh në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo është skema politike që t’i po përdor sot”, tha Basha.
Ai foli dhe për raportin e Bankës Botërore, bashkautorë dhe mbështetëse e kësaj reforme. “Vetëm një javë më parë deklaroi se 70% e familjeve më të varfra në Shqipëri janë përjashtuar nga ndihma ekonomike. Të ra ndonjë zile? Ndjeve ndonjë përgjegjësi? Apo ishe i zënë duke urdhëruar sejmenët e tu dhe të shkonin te familjet që isha unë, për ti nxjerrë para kamerave për t’i gjetur një vend pune”, tha Lulzim Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës