LAJMI I FUNDIT:

Basha kërkon zgjidhje si në Maqedoni: Mision monitorimi nga KE

Basha kërkon zgjidhje si në Maqedoni: Mision monitorimi nga KE

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha kërkon që zgjidhja e krizës politike në vend të bëhet përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Nga Sllovenia, ku ishte i ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, Basha kërkoi nga Komisioni Europian të sjellë një mision monitorimi në Shqipëri për vëzhgimin e reformave dhe sundimit të ligjit.

Basha deklaroi se zgjidhje për Shqipërinë si vend aspirant për në Bashkimin Europian do të ishte nëse do të implementohej ‘Raporti Priebe’, që shërbeu për tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.


“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim, mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit ‘Raporti Priebe’, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’, për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, deklaroi Basha, raporton Panorama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori