LAJMI I FUNDIT:

Basha e Rama shkëmbejnë akuza

Basha e Rama shkëmbejnë akuza

Pas publikimit të listës me politikanët që kanë deklaruar se kanë precedentë penalë, dihej që politika do hidhej në garën e fajësimeve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, doli në një deklaratë për median për të akuzuar kryeministrin Edi Rama si autori numër një të promovimit të vetëdijshëm të personave me të kaluar kriminale.

“Edi Rama është autori numër një i promovimit të vetëdijshëm i promovimit të kriminelëve. Kriminalizimi është njolla e tij, vepra e tij e zezë”, tha Basha, duke shtuar “se të dhënat e para nga formulari i vetëdeklarimit vërtetojnë kauzën e drejtë të opozitës”.


“Ka filluar dje dhe do çmontohet deri në fund përmes zbatimit pa kompromis për ligjin e dekriminalizimit”, tha Basha duke shtuar se Rama “nuk kërkoi ndjesë e e të bënte mea culpa”.

Për Bashën, verifikimi do nxjerrë dhjetëra raste deklarimesh të paplota dhe se PD do të vijojë materializimin me kërkesa në prokurori për emra konkretë.

I menjëhershëm ishte reagimi nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Shqupi vazhdon avazin nderkohe te denuarit na dolen ne anen e tij jo ne anen tone! Hapen gropen e rane vete brenda,” shkruan Rama në FB.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori