Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të punimeve të kongresit të PPE në Maltë, u takua me drejtues të lartë të institucioneve europiane dhe udhëheqës politik të së djathtës.
Në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, Hahn, z.Basha u ndal në zhvillimet politike në vend, ku theksoi se e vetmja rrugëdalje nga kriza, është krijimi i një qeverie teknike që do të krijonte kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën, paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë, kjo e provuar në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në këto 4 vite me qeverinë Rama.
Po ashtu, Basha tha se kjo qeveri teknike do të kishte mbështetjen e plotë politike për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese konsensuale të 22 korrikut.
Gjatë bisedës me kreun e Parlamentit Europian Antonio Tajani, basha nënvizoi rëndësinë që ka për të ardhmen dhe stabilitetin e vendit garantimi i standardeve për zgjedhjet. Basha ndau shqetesimin se në kushtet aktuale të krimit, drogës dhe parave të narkotrafikut me lidhje qeveritare, nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.
Në takimin me nënkryetarin e grupit parlamentar CDU-CSU, Friedrih, u bisedua për gjendjen e rëndë të kriminalitetit në vend dhe daljen jashtë kontrollit të drogës e trafikut të saj, sipas dhe raporteve të fundit të Europol dhe Departamentit amerikan të Shtetit.
Në këto rrethana, kur qeveria është bërë palë me krimin, zgjedhjet janë të rrezikuara, tha Basha.
Në të gjitha takimet, Kryetari i Opozitës ka theksuar se beteja në Tiranë bëhet për standardet dhe vlerat e Europes dhe Bashkimit Europian, ne themel të së cilave janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Shqiptarët meritojnë të njëjtin standard si qytetarët europianë, ka vënë në dukje Basha, duke gjetur përkrahjen e drejtuesve më të rëndësishëm të politikës dhe institucioneve europiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës