LAJMI I FUNDIT:

Basha: 1.5 milion shqiptarë janë pajisur me pasaporta biometrike

Basha: 1.5 milion shqiptarë janë pajisur me pasaporta biometrike

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha të premten në një takim me drejtuesit e kompanisë koncesionare Aleat se 2.6 milionë qytetarë shqiptarë kanë aplikuar dhe janë pajisur me letërnjoftime elektronike, ndërsa 1. 5 milion qytetarë janë pajisur me pasaporta biometrike.

Sipas tij është pikërisht dyfishimi i kapacitetit të prodhimit nga 3 mijë në 6 mijë pasaporta në ditë që ka mundësuar që sistemi të vazhdojë të funksionojë thuajse normalisht pavarësisht, prej një fluksi shumë të madh aplikimesh.

Ai shtoi se është rënë dakord që procesi të nisë në katër qendra konsullore të Shqipërisë jashtë vendit, në Romë, në Milano, në Athinë dhe në Selanik.

“Të fillojë sa më shpejt procesi i aplikimit në Itali, Greqi dhe kudo në botë ku jetojnë qytetarë shqiptarë. Kërkohet korrektësi maksimale që afatet e aplikimit normal të pasaportave dhe të dhënies së këtyre pasaportave të respektohen në mënyrë të plotë nga koncesionari”, tha Basha, duke konfirmuar se Shqipëria është i pari vend në Evropë ku azilkërkuesit e huaj do të pajisen me pasaporta biometrike identifikimi.


“Përshëndes faktin që bëhemi i vetmi vend në Evropë, i pari vend se më pas edhe të tjerët do të na ndjekin, ku azilkërkuesit e huaj do të pajisen me pasaporta biometrike identifikimi, në qoftë se munden edhe me pasaportën e udhëtimit, duke arritur një standard të deklaruar, por akoma në dijeninë tonë të paarritur nga asnjë vend anëtar i BE”, tha Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Siguri
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith

Lajme
LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lajme
Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Kurti në Norvegji takon mërgatën, u bënë thirrje të investojnë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori