LAJMI I FUNDIT:

Barroso zgjidhet president i koalicionit botëror kundër COVID-19

Barroso zgjidhet president i koalicionit botëror kundër COVID-19

Ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të kryesojë aleancën Gavi, e cila mbikëqyrë sistemin e Kombeve të Bashkuara rreth qasjes globale në vaksinën COVID-19.

Këshilli Drejtues, i cili përfshin UNICEF-in, Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Bankën Botërore dhe Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, konfirmoi unanimisht zgjedhjen e ish-kryeministrit të Portugalisë (2002-2004), i cili drejtoi Komisionin Evropian për dhjetë vjet dhe më pas punoi për bankën e investimeve – Goldman Sachs, raporton reuters.

“Bota ka nevojë për Gavinë më shumë se kurrë, i cili do të sigurojë se vaksina COVID-19 do të arrijë në të gjitha vendet, të pasura dhe të varfra”, tha Barroso, transmeton Telegrafi.


Aleanca bashkon vendet me të ardhura të ulëta dhe qeveritë e donatorëve, OBSH, UNICEF, Banka Botërore, prodhuesit e vaksinave nga vende të ndryshme, institutet teknike dhe kërkimore, shoqërinë civile, Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe individë të tjerë filantropikë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, organizata me bazë në Gjenevë, ishte ngarkuar nga OBSH-ja për koordinimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për qasje globale të vaksinës COVID-19.

Ndryshe, ish-kryeministri portugez do ta pasojë nigerianin, Ngozi Okonjo-Iweala, i cili tani është kandidat për drejtor të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). /Telegrafi/