Makinat më të vjetra se 20 vjeç ose më të vjetra do të ndalohen për qarkullim gjatë javës. Por qyteti spanjoll ka bërë një zgjidhje të mençur për ta tejkaluar problemin që shkakton 3500 vdekje të parakohshme.
Barcelona dhe 39 komunat përreth saj kanë vendosur t’i ndalojnë makinat e regjistruara para janarit të vitit 1997 për qarkullim. Vendimi i qytetit të madh spanjoll është pjesë e një marrëveshje të re që synon të ulë emetimet e trafikut me 30 për qind për 15 vjet.
Rregulli i ri, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2019, pritet të ndikojë rreth shtatë për qind të totalit të makinave në zonë; që i bie mbi 106,000 modele të vjetra prej vitit 1997.
Për më tepër, përpara rregullit të ri të vitit 2019, autoritetet do të mund të ndalojnë këto makina të vjetra nga 1 dhjetori 2017 gjatë periudhave kur ndotja e ambientit është veçanërisht e lartë.
Cilësia e ajrit në qytetin e Barcelonës besohet se shkakton rreth 3500 vdekje të parakohshme në vit.
The Guardian thotë se zyrtarët e Barcelonës besojnë se ata mund të fitojnë mbështetje për këtë vendim duke ofruar transport publik falas për të gjithë ata që heqin dorë nga makinat e tyre të vjetra. “Populli i Barcelonës na kanë thënë në mënyrë të qartë në anketa se ata duan të luftojnë kundër ndotjes së ajrit për shkak se ky është një problem shëndetësor i rendit të parë”, tha nënkryetari i komunës e qytetit për mjedisin, Janet Sanz.
Duke ndaluar makinat e vjetra, drejtuesit e qytetit besojnë se ata mund të reduktojnë emetimet në Barcelonë deri në masën prej 10 për qind në pesë vitet e ardhshme, gradualisht duke u afruar në nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Qyteti i Barcelonës aktualisht i tejkalon ato në mënyrë të konsiderueshme.
Qytetet tjera tashmë kanë marrë masa ndaj makinave për të trajtuar nivelet e ndotjes; makina me naftë dhe furgonë do të ndalohen nga qendra e Madridit, Parisit, Meksiko Sitit dhe Athinës deri në vitin 2025. Nga viti i ardhshëm, një tatim ndaj toksinave do të aplikohet kundër makinave të vjetra me naftë dhe modeleve tjera të vjetra, përveç atyre të rejave që zbatojnë rekomandimet e organizatave botërore për mbrojtjen e ambientit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Fiat: Po përgatisim një tjetër Panda

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Të gjithë i kishin, konsideroheshin simbol luksi dhe befasisht u zhdukën nga tregu – historia e gomave me vijë të bardhë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë