LAJMI I FUNDIT:

Barbie prej 100 mijë dollarësh

Barbie prej 100 mijë dollarësh

Ditë më parë në mediat amerikane ka rrjedhur informacioni për lodrën më të shtrenjtë në rruzullin tokësor.

Në fakt, para disa ditësh në Mexico City është prezantuar lodra Barbie në fustanin të cilin e dekorojnë 300 diamante të vërtetë, derisa vlera e saj është thënë të jetë një milion pezo meksikane, respektivisht 100.000 dollarë amerikanë.

Lodrat Barbie kanë filluar të prodhohen qysh në vitin 1959, ato edhe më tutje mbeten lodrat më të shitura në botë edhe pse kanë konkurrencë të fortë nga lodrat çdo ditë e më të popullarizuara nga Bratz.