Analisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu ka thënë se shtyrja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet, një shkelje mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë.
“Borrell nuk është duke u treguar racist, Borrell është deklaratikisht dhe qartësisht racist, njëkohësisht i njëanshëm dhe unë, në vend të Kryeministrit Kurti nuk do kisha pranuar të diskutojë me të”.
Kështu ka deklaruar Bleron Baraliu në një lidhje direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në studion e Debat Plus të RTV Dukagjini.
Ndonëse kryediplomati Borrell u kritikua nga Kryeministri Kurti se i njëjti kishte braktikur planin franko-gjerman dhe krahas të tjerave, se ishte treguar i njëanshëm, sipas Baraliut kjo nuk është hera e parë që Borrelli ka demaskuar veten.
“Pikë së pari, ‘leverage capasity’ nënkupton presion dhe trysni, jo lehtësim. Qartazi, Borrell po thotë se unë do të ju kërkoj diçka që ndoshta nuk është parimisht e drejtë sepse ju po kërkoni të vini në familjen tonë. Tani, nuk ka ndodhur asnjë demaskim i Borrell, sepse në fuhnd të fundit, demaskimi i parë i tij ishte me ish-presidentin Thaçi kur e quajti të njëanshëm sepse e kishte penguar Sllovakinë të njihte Kosovën, nëse nuk gaboj para 5 viteve”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, Baraliu ka theksuar se nëse në rastin e lartëcekur Borrelll nuk ishte treguar racist, ai ishte treguar haptazi atëherë kur kishte deklaruar se Evropa është një kopsht që edhe po të rrethohej nga muret e larta, nuk do mund të mbrohej nga qeniet e egra të xhungël e që sipas tij, do mund të kuptonte Ballkanin apo Afrikën.
Krahas kësaj, ai ka thënë se shtyerja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet dhe jo vetëm.
“Shtyerja e afatit prej 10-muajsh do nënkuptonte që Kosova është e gatshme të bëjë konsensuse të njëpasnjëshme pa përfituar asgjë në anën e kundërt. Është aburde, është e paarsyshme, është shkelje jo vetëm mbi dinjitetin dhe sovranitetin, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë.
Të hënën e 21 nëntorit, në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar tri takime trilaterale dhe tri takime bilaterale përgjatë tetë orëve me presidentin e Serbisë në ndërmjetësimin apo lehtësimin e zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell dhe emisarin special për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuan nga Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Tetë muaj qeverisje, pensionistët përfitojnë 5.000 denarë më shumë

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

“Depozitat e mia financiare si Kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë”, hapet testamenti i Anastas Janullatos

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk