LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Vizbegut s’kanë kanalizim

Banorët e Vizbegut s’kanë kanalizim

Këto pamje nuk i përkasin mesjetës, dhe as ndonjë fshati të largët malor. Këto pamje janë filmuar në lagjen Vizbeg, vetëm 15 minuta larg sheshit kryesor të kryeqytetit

Banorët e mbi 20 shtëpive që jetojnë në këtë rajon, ballafaqohen me mungesë të kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore, thonë se para çdo cikli zgjedhorë marrin premtime, por problemeve të tyre assesi t’u gjendet një zgjidhje.

“Të na ndihmojnë, një ndihmë të na japin për këtë kanalizim, sepse kemi fëmijë të vegjël, mund të vijnë të mbyten në këtë jamë, era vjen brenda nuk durohet. Kushdo që ka ardhur prej politikanëve, na kanë premtuar se do ta kryejmë, erdhi Vela na tha se kemi me kry këtë punë, erdh tjetri para atij ka thanë se kemi me kry këtë problem…03:09 Problemin më së shumti e kemi me kanalizimin, s’ju kemi kërkuar as punësime as asgjë, vetëm këtë e kemi kërkuar, na kanë thënë do të bëhet do të bëhet dhe s’ka jetë të bëhet…”,tha Agim Ferati, banor.


Banorët janë detyruar që të gjejnë zgjidhje afatshkurtër me hapjen e gropave nëpër oborret e shtëpive të tyre, por kjo përveç që shkakton erë të keqe, bën që ata shpeshherë të ballafaqohen edhe me paraqitjen e insekteve të ndryshme.

“Prej në 1977 jetojmë këtu, me dokumente me gjithçka, i kemi kërkuar çdoherë, jemi ankuar, vetë nuk kemi pas mundësi ta bëjmë vetë, jemi së paku 20 shtëpi që janë në zor prej kanalit. Ky kanal vetëm rri në vend, vetëm sa nuk na ka hyrë brenda, atje kthehet por e heqin me sfungjerë, nëpër shtëpi.. Gropa është 5 metra e thellë , nuk e pin më toka… Çfarë të them rëndë, rëndë askush nuk interesohet, vijnë para zgjedhjeve vetëm sa të marrin ndonjë votë, këtu muhabete po, punë asnjëherë. ”tha Naser Ferati, banor.

Përveç mungesës së kanalizimit, banorët e kësaj lagjeje ankohen edhe me mungesën e asfaltit dhe ndriçimit rrugorë.

“Me jamë nuk jetohet tash, po e shihni edhe vetë se katastrofë është kjo, kemi fëmijë po na sëmuren prej kësaj ere, shumë problem është kjo…Edhe rruga nuk bën aspak, natën fëmijët nuk guxojnë të dalin se nuk ka drita. Edhe taksi edhe në mjek nëse duam të shkojmë, katastrofë, veturat nuk mund të futen. Për 500 metra rrugë bëhet fjalë.” u shpreh Naser Ferati, banor.

Lidhur me zgjidhjen e problemeve të banorëve të rrugës së Kaçanikut, dërguam pyetje tek komuna e Butelit, por deri në këto momente akoma nuk kemi marrë përgjigje./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori