Shqipëria renditet në vend të parafundit krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë dhe fqinjët tanë. E vetmja e re që ka ndodhur për vitin 2007, mbetet futja në listat e krahasimit të vendeve në rajon. Kosova, duke pasur një qeveri të re, të gjithë treguesit e saj mbeten më të dobët dhe në këtë rast qeverisë shqiptare i ka humbur vendi i fundit.
Sipas gazetës “Shekulli”, që citon raportin e Bankës Botërore, pas Kosovës, Qeveria shqiptare është më e korruptuara në rajon dhe njëkohësisht ka nivelin më të ulët të efiçensës në Evropën Juglindore.
Banka Botërore publikoi raportin e fundit për treguesit kryesorë të 212 vendeve, ndër të cilët përfshihen, kontrolli i korrupsionit, efiçensa e qeverisë, zbatimi i ligjit, të drejtat e njeriut, stabiliteti politik dhe reformat rregullatore.
Në këtë raport tejet të rëndësishëm, Shqipëria sërish mbetet larg fqinjëve dhe në ato çështje që mbeten jetike për vendin, siç është lufta kundër korrupsionit dhe efiçensa e qeverisë.
Vendet e rajonit siç është Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Turqia që aspirojnë për t’u bërë anëtare të Bashkimit Evropian kanë një nivel treguesish disa herë më të lartë dhe me një ritëm përmirësimi të shpejtë.
Efiçensa e qeverisë
Vendi i fundit me të cilin mund të krahasohemi në të gjithë treguesit e marrë në konsideratë është Bosnja dhe Hercegovina. Për sa për i përket efiçensës së qeverisë, Banka Botërore e ka vlerësuar qeverinë në nivele minimale të rezultateve të saj. Qeveria shqiptare sipas Bankës Botërore ka një tregues të efiçensës që nuk arrin as në 50 për qind. Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Turqisë.
Më të korruptuarit
Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne. Në këtë tregues për vitin 2007 kemi mundur që të lemë pas vetëm Kosovën. Edhe në treguesin e korrupsionit nuk kemi arritur që ta kalojmë 37 përqindëshin, një nivel ky nga më të ulëtit për këtë studim të Bankës Botërore. Edhe në këtë tregues renditemi të fundit në rajon pas Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Zbatimi i ligjit
Nuk paraqitet asgjë e re edhe në këtë tregues. Mbetemi sërish në vend të fundit, duke lënë pas nga të gjitha vendet e rajonit vetëm Kosovën që është tashmë shtet me pak muaj jetë. Pas futjes së Kosovës në këto studime të Bankës Botërore, kemi mundur që të shkëputemi nga vendi i fundit i vlerësimit, duke janë lënë këtë shtetit më të ri shqiptar në Ballkan.
Më pak të korruptuar se në 2006
Pavarësisht se qeveria shqiptare i bën punët me hapin e breshkës dhe nuk mundet asnjëherë që të arrijë ritmet e reformave të vendeve të tjera që aspirojnë për në BE, sipas BB ka një rënie të korrupsionit gjatë vitit 2007 krahasuar me vitin 2006. Ndërsa gjatë vitit 2005 dhe 2006, Banka Botërore bëri të ditur se në vend nuk kishte asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, në vitin 2007 kemi një përmirësim të lehtë. E njëjta situatë paraqitet edhe në treguesit e tjerë ku vihen re përmirësime,por që janë larg hapave me të cilat duhet që të ecë një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para