LAJMI I FUNDIT:

Ban Ki-Moon: Procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm

Ban Ki-Moon: Procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Moskë se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pakthyeshëm.

"Është e domosdoshme që çështjes t’i qasemi duke e kuptuar faktin se kthimi i Kosovës në gjendjen status-quo është i pamundur dhe aspak praktik", ka thënë Ban duke shtuar se "tash është e domosdoshme të kërkohen rrugë për këtë situatë të komplikuar".

Moska ka shprehur dyshime ndaj neutralitetit të sekretarit Ban lidhur me Kosovën, prej se ajo e shpalli pavarësinë dhe beson se interpretimi i tij i rezolutës së Këshillit të Sigurimit për Misionin e OKB-së në Kosovë, favorizon Perëndimin. Mirëpo Ban, më vonë, u tha gazetarëve se ai kishte ardhur në Rusi për mbështetje e "jo për kritikë".

Presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, gjatë takimit që ka zhvilluar të mërkurën me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se, tentimet që konfliktet ndërkombëtare të zgjidhen jashtë Kombeve të Bashkuara, siç ishte rasti me Kosovën, janë joproduktive dhe nuk kontribuojnë në arritjen e paqes dhe stabilitetit.


Ban Ki-Moon është takuar edhe me presidentin aktual rus, Vladimir Putin. /tch/rel/telegrafi/