Filmi kosovar "Ballkoni" i regjisores Lendita Zeqiraj do të shfaqet premierë botërore në festivalin më të vjetër dhe më të madh të filmit në botë, Festivalin e Venecies.
Filmi i metrazhit të shkurtër “Ballkoni” do të shfaqet në konkurim me 13 filma të tjerë nga tërë bota, të gjithë premiera botërore, në programin zyrtar “Orizzonti” që përfshinë trendet e reja në kinematografinë botërore.
Producenti i filmit, Bujar Kabashi, nga Parisi – ku gjendet për të bërë kopjet digjitale të filmit – deklaroi: “Është një lajm shumë i mirë, jo vetëm për filmin tonë, por besoj për të gjithë. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që kontribuan për filmin”.
Edicioni i 70-të i festivalit të Venedikut do të mbahet nga 28 gushti deri me 7 shtator 2013, dhe Kosova do të jetë për here të parë në mesin e 33 shteteve nga mbarë bota me film në konkurencë zyrtare në programin garues të këtij festivali prestigjioz.
Për këtë lajm shumë të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës, drejtori i QKK-së, Fatos Berisha, deklaroi: “Jam tepër i lumtur dhe krenar. Pas dy vitesh aktivitetesh të shumta dhe pune të palodhëshme për promovimin e filmave tonë, kjo punë u kurorëzua me një sukses të rëndësishëm – futjen e një filmi tonë në një festival të kategorisë A, dhe atë hiq më pak se në Festivalin e Venecies: festivalin më të vjetër në botë dhe njëkohësisht ndër më të rëndësishmit. Përgëzoj regjisoren, producentin dhe ekipin e filmit. Është ky edhe një vlerësim për përzgjedhjen e filmit nga QKK, dhe kjo më bën të besoj se është bërë një hap i madh në zhvillimin e industrisë së filmit të Kosovës”.
Filmi “Ballkoni” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “n’Art”. Filmi “Ballkoni” ishte mbështetur edhe nga Komuna e Suharekës. Skenari dhe regjia është bërë nga Lendita Zeqiraj, producent Bujar Kabashi, xhirues Armel Hostiou, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Arben Bajraktaraj, Sevdai Radogoshi, Osman Ahmeti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Prizreni ruan monedhat ilire

Gjurmët shqiptare dhe jeta e vepra e Vaso Pashë Shkodranit (Video)

“100 vjet vetmi” - libri më i mirë

Gruaja e Zogut refuzoi një milion dollarë të ofruar nga Hollywood-i

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës