Një raport i ri i Bankës Botërore mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, botuar të hënën, paralajmëron se rajoni është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re dhe të arsimuar dhe u kërkon qeverive të marrin masa për t’u marrë me pasojat.
“Vendet e EJL6 [Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina] janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
“Që në fillim të viteve 1990, ka pasur një rrjedhje të qëndrueshme të emigrantëve nga këto vende drejt BE-së, me afërsisht 4.9 milionë njerëz që kanë lënë vendet e tyre”, shtohet në raport.
Raporti thekson se përkundër viteve të 90-ta kur njerëzit largoheshin shkaku i konfliktit në Ballkan, tanimë shumica e tyre një gjë të tillë e bëjnë për shkaqe ekonomike.
“Sidomos rritja e ulët ekonomike që nga kriza globale financiare, papunësia kronike e lartë, niveli i të ardhurave në një të tretën e mesatares së BE-së, kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave në familje në rajon. Si pasojë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”, thuhet më tej në raport.
Sipas raportit “shumica e emigrantëve janë të rinj, të moshës së punës, dhe në përgjithësi me arritje më të lartë të arsimit se sa grupmoshat e vendeve ku ata shkojnë”, duke shtuar se “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar një “renovim” të emigracionin drejt Evropës Perëndimore gjatë vitit të kaluar”.
“Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni thuajse është trefishuar në 78,000 gjatë gjashtë muajve, nga janari deri në qershor të vitit 2015, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo duhet të jetë një shtysë e mëtejshme për këto vende të Ballkanit që të ndërmarrin veprime që të zbusin ndikimin negativ të transformimeve të vazhdueshme demografike në vendet e tyre, në veçanti plakjen dhe tkurrjen e shoqërive të tyre”, vlerëson raporti i Bankës Botërore, transmeton Telegrafi.
Raporti në fund u bënë thirrje qeverive të investojnë dhe të krijojnë mundësi që njerëzit të gjenerojnë të ardhura, në mënyrë që të motivohen të rinjtë të qëndrojnë ose të kthehen nga jashtë dhe të luftojnë edhe plakjen e shoqërive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand