Ballkani Perëndimor, Maqedonia e para me vdekje nga coronavirusi
Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të viktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon
Shkup, 5 gusht – Ballkani Perëndimor mund të konsiderohet si vatra e re e nxehtë e koronavirusit në Evropë. Vetëm në 24 orët e fundit në të 6 shtetet e rajonit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Serbi e Bosnje janë regjistruar 1334 raste të reja infektimesh dhe 41 viktima.
Prej disa ditësh, infektimet ditore janë mbi 1 300 në gjithë rajonin tonë që ka një popullsi prej afro 18 milionë banorësh. Ritmet ditore të infektimit janë më të lartat se në çdo vend tjetër të Evropës që ka një popullsi të njëjtë apo më të madhe. Spanja që ka mbi dyfishin e popullsisë dhe ka qenë vatra e dytë më e madhe e kontinentit ka raportuar mbi 2 mijë raste të reja infektimesh gjatë 24 orëve të fundit, më e larta në Evropë për një shtet të vetëm, por që gjithsesi është më e ulët se vendet e Ballkanit Perëndimor, në përpjesëtim me numrin e popullsisë. Sipas shifrave më të fundit, në vendet e Ballkanit Perëndimor infektohen çdo ditë 0.007% e popullsisë, ndërsa në Spanjë e njëjta përqindje është 0.004. Aktualisht Bosnja është vendi me numrin më të lartë të infektimeve ditore në rajon, siç duket edhe në këtë tabelë. Ndërsa vendet me më pak infektime ditore në rajon janë Shqipëria dhe Mali i Zi.
Në ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 75 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.202 të prekur. Autoritetet e shëndetësisë kanë raportuar edhe për 5 viktima tjera kurse janë shëruar 136 pacientë. Deri më tani janë bërë mbi 105 mijë testime që do të thotë se çdo i dhjeti i testuar ka rezultuar pozitiv. Sipas statistikës zyrtare, çdo i njëzet i dyti rast pozitiv përfundon me vdekje.
Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve të Evropës sipas numrit të viktimave në 1 milion banorë. Konform numrave të fundit kanë ndërruar jetë 240 pacientë në 1 milion banorë që Maqedoninë e rendit në vendin e 9-të në Evropë dhe e bën lider në rajon. Nga Ballkani, Bosnja e Hercegovina shënon 110 viktima në 1 milion banorë, në Mal të Zi 83 viktima, në Serbi – 68 dhe në Shqipëri – 60. Statistikë më e mirë shënohet në Greqi ku nga fillimi i krizës kanë ndërruar jetë 209 pacientë apo 20 në 1 milion banorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Abdixhiku: Rritja e LDK-së është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës dhe për këtë ndjejë keqardhje, por do të ketë dritë
Sfida në “TikTok” me paracetamol, Taravari: Nuk kam informacione që ka raste në Maqedoni, çdo ilaç ka efekte anësore
Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?
Pasi shpalli fitoren, Kurti i quan "hajvana" opozitën
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
Incidente gjatë zgjedhjeve në disa komuna - sulme ndaj zyrtarëve, cenim i fshehtësisë së votimit dhe arrestime
Osmani udhëton për në Paris, me ftesë të Macron merr pjesë në Samitin e Inteligjencës Artificiale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe