LAJMI I FUNDIT:

Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Tejkalohen problemet teknike në uebfaqen e KQZ-së, vazhdon publikimi i rezultateve

Qytetarët e Kosovës gjatë të dielës, 9 shkurt iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e ardhshme të vendit.

Nga 1 milion e 970 e 944 persona që kishin të drejtë vote, në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 40 për qind.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, KQZ nisi me numërimin e votave për subjektet politike dhe publikimin e rezultateve në uebfaqen e tyre, Mirëpo pas disa minutave faqja e KQZ-së u përball me disa probleme teknike.


Kryetari i KQZ-së: Probleme teknike me sistemin, rezultatet po mblidhen manualisht
Lexo po ashtu Kryetari i KQZ-së: Probleme teknike me sistemin, rezultatet po mblidhen manualisht

Lidhur me këtë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Telegrafin se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar ky problem.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.

Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Lajme

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Politikë
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

Politikë
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Siguri
Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

Lajme
Kalo në kategori