LAJMI I FUNDIT:

Bakoyannis: Zgjidhja për Kosovën kur Serbia të hyjë në BE

Bakoyannis: Zgjidhja për Kosovën kur Serbia të hyjë në BE

Ministrja e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se zgjidhja përfundimtare për Kosovën mund të arrihet vetëm kur Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian.

Komentet e Dora Bakoyannis u bënë një ditë pasi Javier Solana tha se Unioni duhet të nënshkruajë marrëveshjen e para-anëtarësimit me Serbinë, në mënyrë që t’u ndihmohet forcave pro-evropiane para zgjedhjeve të 11 majit në Serbi.

Bakoyanis tha se "zgjidhje të vërtetë" për Kosovën do të ketë vetëm kur Serbia dhe vendet tjera të rajonit t’i bashkëngjiten BE-së.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë në afërsi të Athinës, ku marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë, si dhe kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjës. /rel/