LAJMI I FUNDIT:

Bakoyannis: Rezoluta 1244, e mjaftueshme për dërgimin e misionit të BE-së

Bakoyannis: Rezoluta 1244, e mjaftueshme për dërgimin e misionit të BE-së

Ende është herët të flitet për pavarësinë e Kosovës, sikur edhe për njohjen eventuale të kësaj pavarësie, por rezoluta 1244 e KS të OKB-së është e mjaftueshme për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë, ka deklaruar ministrja greke e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis.

"Diskutimi për statusin, edhe më tej është i hapur. Fakti që nuk ka pasur përparime, nuk do të thotë se nuk mund të arrijmë deri të një zgjidhje. Sidoqoftë, Greqia konsideron se BE-ja duhet të jetë prezente në Kosovë, jo vetëm përmes KFOR-it, por edhe në mënyrë diplomatike, politike”, ka deklaruar ajo në një intervistë për gazetën serbe, “Veçernji Novosti”.

Ajo ka shtuar po ashtu që, Athina konsideron se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, është e mjaftueshme për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë.

“Greqia konsideron se është shumë gjë e rendëishme që, BE-ja të jetë prezente në Kosovë, dhe ta marrë përgjegjësinë mbi vete, pasi që Kosova është çështje evropiane”, ka sqaruar ajo.


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori