LAJMI I FUNDIT:

Bajrami dhe rektori i Universitetit të Tiranës flasin për reformat në arsim

Bajrami dhe rektori i Universitetit të Tiranës flasin për reformat në arsim

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka pritur sot një delegacion nga Universiteti i Tiranës, të prirë nga rektori, Mynyr Koni, me të cilët ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë mes universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për përvojat e Universitetit të Tiranës pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, ndërsa ministri Bajrami i ka dhënë mbështetjen e plotë Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila është nënshkruar sot nga rektorët e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Prishtinës.

“Është një kohë e reformave në arsimin e lartë dhe një mundësi shumë e mirë që Kosova dhe Shqipëria të ndërtojnë standarde në arsimin e lartë, të ndërtojnë një sistem sa më kompatibil me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mundësojmë një mobilitet të studentëve dhe profesorëve dhe bashkëpunim në sferën e hulumtimit dhe kërkimit shkencor”, tha ministri Bajrami, ndërsa përmendi marrëveshjen me ministren Nikolla për mbajtjen e një konference vjetore të rektorëve të universiteteve publike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.


Ndërsa, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, theksoi rëndësinë e takimeve që ka pasur delgacioni nga ky universitet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ministrin Bajrami dhe me rektorin Dema.

“Universiteti i Tiranës do të bëj të pamundurën për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar me Universitetin e Prishtinës, në rritjen e mobiliteteve të profesorëve, në ngritjen e programeve të përbashkëta, sidomos në nivelin e doktoraturës, në mënyrë që të krijojmë mundësi për përgatitjen e specialistëve”, tha rektori Koni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori