Kardiologu Gani Bajraktari, i ka dalë në mbrojtje kirurgut të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Kushtrim Shala, për të cilin pati reagime pas vdekjes së pacientit disa orë pas operimit.
Në fakt, Shala pasi kishte kryer operimin e pacientit me disa doktorë tjerë, kishte shpërndarë detaje në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur si intervenim të suksesshëm.
Siç ka thënë vetë ai në postimin e tij në Facebook, ky është nga operacionet e rralla që kryhet kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës.
E kardiologu Bajraktari, e ka mbështetur plotësisht kolegun e tij, kardiokirurgun Shala.
Sipas Bajraktarit, pacienti që ka vdekur të entjen, ishte me disekacion aorte të rënduar, tek i cili vdekshmëria rritet rreth 2% për çdo orë vonese.
“Unë sonte quhem Kushtrim. Mjeku dhe kolegu i nderuar dr Kushtrim Shala (e njof pak, kurrë nuk kam ndejtur më të, sigurisht ndonjë student i shkëqyer i imi, sepse zakonisht të tillët marrin specilizimin e kardiokirurgjisë), pasi ishte gjindur para një sfide që vetëm ata që e dijnë arrijnë ta kuptojnë: pacientin me disekacion aorte të rënduar, tek i cili vdekshmëria rritet rreth 2% për çdo orë vonese, e tek i cili rreziku për humbje jete edhe nëse i nënshtrohet operacionit është dhjetëra përqind edhe në Klinikat më prestigjioze në botë”, tha Bajraktari.
Ai sqaroi se pacienti në fjalë nëse nuk operohej, shansat i kishte zero për të shpëtuar, e nëse operohej i kishte shansat mbi 50% që të shpëtonte!
“E ç’bëri Kushtrimi i shkretë: gjënë e vetme që duhej ta bënte – të fuste në sallë pacientin e pafat, i cili nëse nuk operohej shansat i koshte zero për të shpëtuar, e nëse operohej i kishte shansat mbi 50% që të shpëtonte! Përditë kemi raste të tills në kardiologji tek pacientët me infarkt akut dhe shok kardiogjen, që nese NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shansat për të shpëtuar janë rreth 50%”, tha tutje.
Kardiologu Bajraktari shtoi se Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë.
“Gjithmonë, personalisht rekomandoj opcionin e dytë, anipse mosfutja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajsojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhene kete detyre duke e vene kujdestar per raste urgjente (sic ishte rasti i pacientit fatkeq)”, shprehet ai.
Po ashtu theksoi se do të ishte veper e rëndë penale nëse dr. Kushtrimi do ta bënte të kundërten, pra do të refuzonte intervenimin ndaj pacientit.
“Ai bëri një veper heroike për 10 orë pune (imagjinojeni 10 orë operacion) për të shpëtuar një jetë njeri! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit të komplikuar ai bënë një postim (që edhe mund të ketë shkelur rregulloret e QKUK-së, shkelje minore etike për mua)”.
“Per fat të keq pacienti paska përfunduar me vdekje disa orë pas opercionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe të plotë pacientë kardiak në Kosovë)!/
Postimin e plotë mund ta lexoni këtu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës