LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri priti nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu

Bahtiri priti nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari, Safet Kamberi, kanë pritur në kabinetin e tij nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike e të sigurisë në Mitrovicë.

Bahtiri, fillimisht falënderoi kryetarin e Veliu, për interesimin e vazhdueshëm të tij për Mitrovicën dhe ndihmën e tij të ofruar për zgjidhjen e problemeve të saj.

Ai shtoi në vazhdim se në bisedë posaçërisht është folur për gjendjen aktuale politike, ekonomike dhe sociale të qytetit të Mitrovicës.


Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Veliu, tha se vizita e tij në Mitrovicë ka për qëllim mbështetjen e përpjekjeve të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet aktualisht qyteti i Mitrovicës, probleme këto të cilat lidhen edhe me institucionet e Republikës së Kosovës .

Po ashtu, bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për të ofruar kushte sa më të mira dhe zgjidhjen e problemeve të në të mirë të qytetarëve./Telegrafi/