Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër incidentin që ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes, kur një i ri serb është plagosur në fshatin Suhadoll, që i takon Komunës së Mitrovicës Jugore.
Bahtiri tha se ndonëse ende nuk dihen motivet e as rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, qarqe të caktuara ekstremiste që nuk duan stabilizim, që nuk duan përmirësim të raporteve ndëretnike dhe as zhvillim ekonomik, po bëjnë përpjekje që të shfrytëzojnë këtë incident të izoluar për të destabilizuar situatën në të dyja komunat, duke ngritur tensione dhe duke futur frikë tek qytetarët, me qëllim të realizimit të projekteve të tyre të errëta.
“Unë dhe qytetarët e Komunës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, e dënojmë fuqimisht këtë incident të papranueshëm, i cili ka ndodhur në kohën kur situata e përgjithshme në Komunë është stabile, kur lëvizja dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve në të dyja anët e lumit Ibër është normalizuar dhe kur raportet ndëretnike janë në përmirësim e sipër”, thotë ai.
“Por, të gjithë ekstremistëve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë, ua bëjë me dije së udhëheqja komunale e Mitrovicës është e vendosur fuqishëm që proceset e integrimit, bashkëpunimit e të zhvillimit, ato të përmirësimit akoma të raporteve ndërnjerëzore dhe ndëretnike, t’i çoj përpara, ndërsa që jam i bindur se përpjekjet e tyre për të kthyer Mitrovicën në kaos e pasiguri, janë të dështuara. Besoj fuqishëm se në këtë rrugë të drejtë, ashtu sikur edhe deri tash, do ta kemi mbështetjen e plotë të qytetarëve, të cilët tashmë kanë treguar maturi të jashtëzakonshme, duke refuzuar me vendosmëri rrugën që ofrojnë ekstremistët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Edhe me këtë rast qytetarëve ju bëj apel që të sillen kështu dhe të mos bëhen pre e ekstremistëve qo nuk ua duan të mirën”, ka shtuar Bahtiri.
Ai kërkoi nga organet e hetuesisë dhe të drejtësisë, që të ndriçojnë sa më parë rastin, në mënyrë që të mos u lejohet hapësirë për aktivitete destruktive atyre që nuk ia duan të mirën Mitrovicës dhe qytetarëve të saj, si në pjesën jugore, ashtu edhe në atë veriore të lumit Ibër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos