LAJMI I FUNDIT:

Bagdad: 50 të vrarë, 75 të plagosur

Bagdad: 50 të vrarë, 75 të plagosur

Ka arritur në 50 numri i të vrarëve dhe në 75 numri i të plagosurve nga shpërthimi i një veture bombë, që ka ndodhur të martën në Bagdadin verior.

Shpërthimi ndodhi në afërsi të një tregu në njërën nga lagjet shiite. Shitoret e afërta dhe veturat janë shkatërruar.

Ky është sulmi më i rëndë në javët e fundit në kryeqytetin e Irakut. /rel/