LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir nga Podujeva humbin betejën me Coronavirusin

Babë e bir nga Podujeva humbin betejën me Coronavirusin

Valon e Jusuf Rrahimi, babë e bir nga Podujeva, brenda dy ditësh, kanë humbur betejën me virusin COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në Facebook.

“Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës”.


Postimi i plotë i Rudarit:

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të dy anëtarëve të familjes Rrahmi nga Podujeva.
Babë e bir, Isufi dhe Valoni, brenda dy ditësh, humbën betejën me Covid -19, nga ky virus i cili është shëndrruar në armik vdekjeprurës.
Jam me familjen Rrahimi në këto momente të dhimbjes së madhe për humbjen e më të dashurve të tyre.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve.
Shfrytëzoj nga rasti dhe u bëj apel të gjithë qytetarëve të Podujevës, t’i përfillin masat mbrojtëse, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga rreziku që paraqet ky virus.
Ju lutem shumë mbani maskën, kujdesuni për higjienën dhe shmangni në maksimum daljet e panevojshme!”, ka shkruar Rudari.

Ndryshe, me masat e reja të aplikuara nga java e kaluar, Podujave është futur në Zonën e kuqe-me rrezik të larte të infeksionit, ku bëjnë pjesë komunat që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100, 000 banorë brenda javës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori