LAJMI I FUNDIT:

Babai dhe vëllai i tij në karantinë për coronavirus, i riu në Kinë vdes “pa përkujdesje”

Babai dhe vëllai i tij në karantinë për coronavirus, i riu në Kinë vdes “pa përkujdesje”

Një i ri në Kinë ka ndërruar jetë pasi dyshohet të jetë lënë pa përkujdesje.

Si pasojë, sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, dy zyrtarë janë pushuar nga puna.

Yan Cheng, 16 vjeçar i cili vuante nga paraliza cerebrale, u gjet i vdekur të mërkurën, pas një jave kur babai dhe vëllai i tij u vendosën në karantinë, të dyshuar se ishin prekur me coronavirus.


I riu është ushqyer vetëm dy herë gjatë gjithë kësaj kohe, bazuar në raportimet.

Siç bëhet e ditur, dy të pushuarit nga puna janë Sekretari i Partisë Komuniste lokale, si dhe kryetari i Komunës së Huajiahe.

Mediat thonë se familja jetonte në provincën qendrore të Kinës në Hubei, epiqendrën e shpërthimit të coronavirusit.

Babai i të riut kishte bërë apel për ndihmë në rrjetin social Weibo, platformë kjo kineze.

Ai kishte thënë se i riu është i vetëm dhe ka nevojë për ushqim dhe ujë.

Ndërkaq zyrtarët kanë bërë të ditur se do të hapin hetim mbi vdekjen e të riut.

Në Kinë, deri më tani nga coronavirusi kanë ndërruar jetë 361 persona dhe thuhet se janë prekur më shumë se 17,000 të tjerë.

Ndërkaq 150 raste janë konfirmuar jashtë Kinës, përfshirë një i vdekur në Filipine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Kalo në kategori