LAJMI I FUNDIT:

Azemi i LDK-së e quan propagandë brenda zyreve të LVV-së, videon e arritjeve të qeverisë Kurti për këto tri vite

Azemi i LDK-së e quan propagandë brenda zyreve të LVV-së, videon e arritjeve të qeverisë Kurti për këto tri vite

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Facebook, duke thënë se 14 shkurti është dëshmia e fuqishme e përpjekjeve e vullnetit të popullit për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për veten e tij.

Në video paqyrohet puna e Qeverisë Kurti përgjatë këtyre tri viteve qeverisje.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit kryetari i degës së kësaj partie në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar ndaj kësaj videoje, duke e quajtur propagandë e pushtetit.


“Propagandistët në pushtet paskan bërë orvatje që tre vite mandat t’i përmbledhin në një video dy minutëshe. Natyrisht që minutazhë e madhe kjo në përpjekjen për të numëruar suksese, prandaj qenkan detyruar që në shumicën e saj të mashtrojnë”, tha ai.

Tre vjet qeverisje, Vetëvendosje publikon të arriturat e Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Tre vjet qeverisje, Vetëvendosje publikon të arriturat e Qeverisë Kurti

Sipas tij, shpifjet për arritje në shëndetësi, arsim, energji, bujqësi, ekonomi e çdo dikaster tjetër të përcjellura me fotografi e video të bukura, nuk e ndryshojnë realitetin e hidhur të regresit të Kosovës gjatë tre viteve të Kurtit në pushtet.

“Vetëm tellallët e zyrës së mediave të VV-së mund të flasin për suksese të pushtetit dhe zhvillim të Kosovës. Kushdo që ka jetuar këtu këto tre vite ka bashkëjetuar me dështimet e kësaj qeverie e stagnimin e shtetit”, shkroi Azemi në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori