LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Shyhrete Berishës, Çelaj: Presim që vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera

Avokati i Shyhrete Berishës, Çelaj: Presim që vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u është lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Berishës, Naim Çelaj duke pohuar se edhe instancat më të larta të konfirmojnë këtë vendim, transmeton Telegrafi.


“Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Suharekë ka pranuar në tërësi pretendimet e Shyhrete Berishës të cilën e kam përfaqësuar në betejën për të fituar të drejtën që të jetojë në shtëpinë ku ka rritur fëmijët. Presim që vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera. Kjo betejë ishte më shumë se juridike. Uroj që palët ta kuptojnë dhe kjo të shërbejë si shembull për të gjitha gratë që në një formë a tjetër u mohohet e drejta”, ka shkruar Çelaj në Facebook.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera.

Shyhrete Berisha, e mbijetuar e masakrës ndaj familjes Berisha, në vitin 2013 kishte paditur Arben e Xhelal Berishën për t’iu njohur e drejta e pronësisë në shtëpinë ku kishte jetuar deri më 26 mars të vitit 1999. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori