LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Nuk ka pasur shkelje gjatë arrestimit të aktivistëve të VV-së

Avokati i Popullit: Nuk ka pasur shkelje gjatë arrestimit të aktivistëve të VV-së

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës  (MKPT) i Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), në kuadër të mandatit për vlerësimin e respektimit të të drejtave të personave të ndaluar dhe në përgjigje të ftesës së bërë publikisht për të vizituar të arrestuarit më datë 30 gusht 2016, ka realizuar vizitë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

MKPT ka intervistuar gjashtë të ndaluarit (F.K., A.B., P.A., E.H., A.A., A.D.), si dhe ka shikuar regjistrin e pranimit dhe dosjet e të ndaluarve në Qendrën e Ndalimit, nga ku shihet se nuk ka pasur shkelje procedurale.

Sipas të ndaluarve, arrestimet kanë ndodhur në mëngjes herët, në shtëpitë, respektivisht banesat e tyre.


“Nga të ndaluarit nuk ka pasur ankesa për tejkalim të kompetencave të policisë dhe as nevojë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ata kanë pohuar se trajtimi i tyre fizik dhe verbal ka qenë korrekt. Të ndaluarit kanë pohuar se kanë nënshkruar listën e gjërave të sekuestruara gjatë bastisjes.

Të ndaluarit nuk paraqitën ndonjë vërejtje sa i përket trajtimit në Qendrën e Ndalimit. I ndaluari P.A. ka parashtruar kërkesën për Avokatin e Popullit për të ndjekur edhe më tutje rastin e tyre.

Avokati i Popullit do të monitoroj procesin e mëtejmë sa i përket pajtueshmërisë me standardet e gjykimit korrekt, brenda një afati të arsyeshëm kohor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori