Avokati i Popullit publikoi Raportin me rekomandime lidhur me Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Raporti në fjalë i referohet vizitës nga Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës (MKPT) realizuar më 20 maj 2019. Qëllimi i kësaj vizite ishte vlerësimi për respektimin e të drejtave të njeriut për të burgosurit e akomoduar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (QPP), të cilat u garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të të burgosurve; si dhe zbatimi i rekomandimeve të MKPT-së të dërguara autoriteteve kompetente përmes Raportit me rekomandime për vizitën në QPP, më 31 tetor 2017, i publikuar më 25 janar 2018.
Sa u përket kushteve të akomodimit, MKPT-ja ka vërejtur se, në disa raste, hapësirat e banimit për të burgosurit nuk janë në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (LESP) dhe as me standardet e përcaktuara nga Komiteti Evropian për Parandalim të Torturës. MKPT-ja ka pranuar ankesa nga të burgosurit për mungesë të mjeteve higjienike. Po ashtu, MKPT-ja ka vërejtur se dushet, në pjesën ku akomodohen të paraburgosurit, nuk ishin në gjendje të mirë higjienike dhe as teknike.
Sa i përket regjimit, MKPT-ja ka vërejtur se të dënuarit angazhohen në punë për pastrim, në kuzhinë dhe për mirëmbajtje të caktuara të objektit. Të dënuarit kanë mundësi të dalin në shëtitje gjatë gjithë kohës, dyert i kanë të hapura prej orës 7:00 të mëngjesit deri në orën 7:00 të mbrëmjes. Përpos shëtitjes, ata kanë në dispozicion një tavolinë ping-pongu, lojën e shahut dhe letra domino.
Shërbimet shëndetësore në QPP ofrohen nga Njësia Shëndetësore e Departamentit Shëndetësor në Burgje (DShB), e cila funksionon në kuadër të QPP-së, që, sipas nevojës dhe rekomandimit të mjekut, shërbimet shëndetësore ofrohen edhe në institucione tjera publike shëndetësore. MKPT-ja nuk ka marrë ankesa nga të burgosurit përkitazi me shërbimet mjekësore të cilat u ofrohen në këtë qendër.
Megjithatë, gjatë vizitës, MKPT-ja ka vërejtur një praktikë shqetësuese, e cila ka të bëjë me marrjen e mostrave të gjakut, të cilat vendosen në epruvetë e pastaj infermieri apo zyrtari korrektues i dërgohen në laboratorin e qendrës së mjekësisë familjare. Sa i përket konfidencialitetit të shërbimeve mjekësore, MKPT-ja, bazuar në intervistat e zhvilluara me të burgosurit dhe me personelin shëndetësor, konstaton se këto shërbime jepen nën kushte të cilat e respektojnë konfidencialitetin.
Gjatë vizitës, MKPT-ja ka vërejtur se kontakti i të burgosurve me botën e jashtme mbetet në nivel të kënaqshëm dhe hapësirat ku pranohen vizitat familjare, sa u përket kushteve fizike, janë në nivel të kënaqshëm dhe nuk ka barriera të cilat do ta pengonin kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet familjarëve dhe të burgosurve.
Përmes këtij raporti me rekomandime, Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Drejtësisë që të burgosurit të furnizohen me mjete higjienike; të evitohen mangësitë teknike të funksionimit të dusheve; të shtohen aktivitetet jashtë qelisë për të paraburgosurit; QPP-ja të furnizohet me dyshekë të rinj dhe cilësorë; të ndërpritet praktika e dërgimit të mostrave të gjakut në laborator jashtë QPP-së; si dhe të krijohen kushte adekuate pune për personelin mjekësor dhe për atë korrektues. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës